Site icon Telegrafi

Popovska: BDI dorëzon amendamente absurde për ta bllokuar Ligjin për një njësi zgjedhore

Liljana Popovska deputete e Ripërtëritjes Demokratike të Maqedonisë (RDM), e cila është në mesin e partive që kanë dorëzuar iniciativën për një njësi zgjedhore dhe lista të hapura, sot e akuzoi BDI-në se me amendamente absurde tenton ta bllokojë këtë iniciativë.

Ajo tha se deputeti i BDI-së Ejup Alimi, ka dorëzuar amendamente tjera me të cilat vetëm e ndryshon datën e zbatimit të ligjit për një njësi zgjedhore në periudhën nga 2050 deri 2080, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Popovska tha se gati 90 përqind e amendamenteve të përkthyera janë me përmbajtje të këtillë, duke shtuar se kjo lëvizje e BDI-së është joserioze dhe nënvlerësues ndaj institucionit.

Ajo tha se deri tani janë përkthyer rreth 2200 amendamente ose 50 përqind, të dorëzuar nga BDI. Ajo i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, të ndihmojë në largimin e problemeve teknike dhe të fillojë debatin për amendamentet./Telegrafi/

Exit mobile version