Deputetja e RDM-së Liljana Popovska, një nga 17 iniciatorët e ligjit për një njësi zgjedhore, tha se ata janë të indinjuar dhe të befasuar për numrin e madh i amendamenteve të paraqitura nga BDI dhe OBRM-PDUKM dhe u bëri thirrje të dyja palëve të tërheqin amendamentet dhe të ulen së bashku për të rënë dakord mbi ligjin për një njësi zgjedhore.
“Ne nuk e kuptojmë pse ka kaq shumë amendamente sepse edhe me dhjetëra në numër do bllokohej miratimi i ndryshimeve në Kodin Zgjedhorë. Edhe pse kemi pasur një sinjal pozitiv nga BDI dhe thirrje për bisedë, ata bënë të kundërtën, por shpresoj që ky problem të tejkalohet dhe se ata do të kenë virtytin për të tërhequr amendamentet. Prandaj, ne i drejtohemi publikisht BDI-së dhe OBRM-PDUKM-së që të ulen, të debatojnë dhe të bien dakord për nevojën e kësaj zgjidhjeje ligjore edhe një herë. Le të kujtojmë që ne i thirrëm dy herë në debat sepse donim të kishim një konsensus, por ata na injoruan”, tha Popovska.
e pyetur nga gazetarët nëse do të tërhiqnin të dy ligjet për të ndryshuar Kodin Zgjedhor dhe për lista të hapura, Popovska tha se nuk do të largoheshin nga qëllimi i tyre:
“Ne ishim pajtuar me LSDM që t’i miratonim këto ligje përpara se të hynim në koalicion. Prandaj, ne në asnjë mënyrë nuk do të heqim dorë dhe të tërheqim ligjet sepse ky është premtimi parazgjedhor që u kemi bërë qytetarëve”, tha Popovska./Telegrafi/