Misha Popoviq nga Instituti për Demokraci, sot për televizionin “1Tv” foli për hulumtimet e tija të bëra në ndërmarrjet publike, ku janë analizuar strukturat udhëheqëse në ndërmarrjet publike dhe disa trupave të pavarura.
“Klientelizmi është më i përhapur në procesin e punësimit në sektorin publik. Ai është një fenomen shqetësues i nepotizmit. Maqedonia ka një nga numrin më të madh të anëtarëve të partisë krahasuar me numrin e banorëve, edhe Kina mund të na e ketë zili. Për të marrë diçka çelësi është se me kë ju jeni të afërt, dhe partitë janë ata që ofrojnë shërbime, prandaj përfaqësimi në parti është i një rëndësie të madhe”, tha Popoviq.
Popoviq gjithashtu foli edhe për konkurset për drejtor, ku siç tha ajo, dihet nga më herët se kush do të fiton këtë post./Telegrafi/