Site icon Telegrafi

Popovich nuk po arrin të bëjë “Dream Team”: Një tjetër yll i NBA-së nuk pranoi të luajë për SHBA-në

Kombëtarja e basketbollit të SHBA-ve dhe trajneri Greg Popovich po vazhdojnë të marrin goditje të njëpasnjëshme para fillimit të Kupës së Botës në shtetin kinez, i cili pritet të startojë në muajin e ardhshëm.

Pas anuluan pjesëmarrjen Anthony Davis, CJ McCollum, James Harden, Eric Gordon, Tobias Harris, Bradley Beal, Damian Lillard dhe Demar DeRozan, sot këtë gjë e ka bërë edhe Kevin Love.

Qendra e Cleveland Cavaliers u bë basketbollisti i nëntë, nga gjithsej 14 nga lista fillestare, në të cilën Gregg Popovich nuk do të jetë në gjendje të llogarisë.

Ai në arsyetimin e vetë ka pohuar se dëshiron të përgatitet sa më mirë që është e mundur për sezonin e ri të NBA-së.

Theksojmë se që nga viti 2010, amerikanët i kanë fituar me lehtësi të gjitha Kampionatet Botërore si dhe Olimpiadën e Londrës dhe Brazilit, kështu që lojtarët e tyre më të mirë duket se kanë filluar përsëri të shmangin ekipin kombëtar.

Të njëjtën gjë mund ta bëjnë edhe Kyle Lowry, kampioni me Toronto Raptors, i cili kohët e fundit ka operuar gishtin dhe nuk është i sigurt se sa do të jetë gati.

Prej lojtarëve të cilët aktualisht janë nën urdhrat e trajnerit të San Antonio Spurs janë emra të tillë, si Kemba Walker, Paul Milsap, Donovan Mitchell, Andre Drummond, Jayson Tatum, Brook Lopez, PJ Tucker, Eric Gordon, Kyle Lowry, Khris Middleton, Kyle Kuzma, Jaylen Brown, Marcus Smart, Myles Turner dhe Thaddeus Youngs. /Telegrafi/

Exit mobile version