Site icon Telegrafi

Poposki-Zulueta: Bisedohet për procesin zgjedhor në Maqedoni

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot realizoi takim me shefen e misionit të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Maqedoni, Tana de Zululeta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poposki u shpreh i kënaqur me bashkëpunimin e deritanishëm me OSBE/ODIHR-në dhe përvojat pozitive të monitorimit të cikleve zgjedhore në të kaluarën.

“Në takim kemi biseduar për rëndësinë e zgjedhjeve fer dhe demokratike, si dhe për pritshmëritë për proces zgjedhor të mirë. Gjithashtu kemi theksuar nevojën për praninë e vëzhguesëve nga ana e OSBE/ODIHR-së dhe organizatave tjera relevante ndërkombëtare”, deklaroi Poposki./Telegrafi/

Exit mobile version