Zv.kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili sot po merr pjesë në këshillin e 23-të ministror të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që po mbahet në qytetin gjerman Hamburg, ka folur rreth temave të ndryshme si, terrorizmi, të kthyerit nga luftrat e huaja dhe kriza e refugjatëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Poposki u bëri thirrje anëtarëve të OSBE-së të rrisin përpjekjen e përbashkët për parandalim dhe tejkalim të pasojave nga konfliktet për sigurinë ndërkombëtare. Ai gjithashtu ka folur edhe për zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni, për të cilat tha se rezultati i tyre nuk mund të kontestohet./Telegrafi/