Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki sot morri pjesë në Takimin ministror të shteteve nga Procesi për bashkëpunim në EJL (PBEJL) në Pravec, Republika e Bullgarisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Së bashku e theksuam bashkëpunimin ekonomik, ndërlidhjen infrastrukturore dhe energjetike. Njëkohësisht, konstatuam se është koha e fundit që rajoni ta lërë të kaluarën dhe të kthehet kah ardhmëria e përbashkët evropiane. Në atë drejtim, u pajtuam se çështjet e hapura në rajon mund ti zgjedhim vetëm përmes dialogut të hapur dhe ndërlidhjes më të madhe përtej kufijve në rajon. Po ashtu do të hap një bashkëpunim të ri me shteteve dhe është para së gjithash interes i Maqedonisë. Prandaj, me siguri do të punojmë në këtë drejtim, ka theksuar Poposki.
Gjatë takimit, ministrat e përkrahën tekstin e Deklaratës me rastin e 20 vjetorit të themelimit të Procesit, i cili do të miratohet në Samitin e shefave të shteteve dhe qeverive, që do të mbahet nesër në Sofje./Telegrafi/