“Qytetarët e Maqedonisë nuk duan destabilizim, por vetëm respektim të vullnetit të tyre dhe vizion të qartë për paqen dhe zhvillimin në rajon”, deklaroi sot ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Poposki, gjatë pjesëmarrjes së tij në seancën e Këshillit të Përhershëm në OSBE me seli në Vienë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë takim Poposki është përgjigjur në pyetjet e vendeve anëtare të OSBE-së lidhur me zgjidhjet për tejkalimin e krizës në vend, ndikimin e jashtëm, rreziqet për stabilitetin në rajon dhe integrimet në BE.
“Besojmë se mund të kthehet dialogu në institucionet e vendit. Garancioni më i mirë që ajo të ndodhë janë qytetarët e Maqedonisë. Ata nuk duan destabilizim, por vetëm respektim të vullnetit të tyre”, u shpreh Poposki./Telegrafi.