Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Koalicionit kundër ISIS-it që u mbajt në ëashington D.C, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas AIM-së, në diskutimin e tij Poposki tha se puna më e rëndë pas mundjes së ISIS-it është kthimi i jetës normale në rajonet e prekura nga lufta kundër ISIS-it, proces që sipas Poposkit merr një kohë të gjatë.
Poposki foli edhe për procesin e deradikalizimit si në Maqedoni, ashtu edhe në rajon, duke e konsideruar si një sfidë afatgjate. Përndryshe, koalicioni kundër ISIS-it përbëhet nga 68 vende./Telegrafi/