Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki sot do të realizojë vizitë pune në Holandë, e cila aktualisht kryeson me Bashkimin Evropian, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Gjatë vizitës Poposki do të realizojë takim me ministrin e jashtëm të Holandës, Bert Koenders, me kryetarin dhe anëtarët e komisionit të BE pranë Parlamentit Evropian, ndërsa do të realizojë takime edhe me udhëheqësit e Institutit për punë të jashtme në Cligendael, ku edhe do të mbajë një ligjëratë para studentëve të këtij instituti me renome./Telegrafi/