Telegrafi

Poposki nuk është në axhendën e takimeve me Nuland, por ministri kërkoi që të shihet që në mëngjes

Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki në mëngjes ka kërkuar të takohet me Ndihmës sekretaren amerikane të Amerikës, Victoria Nuland, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai nuk ishte në agjendën e Nuland dhe kërkoi që t’i hapet një mundësi për një kohë të shkurtër takimi, pasi ajo zbarkoi në aeroportin e Shkupit, bën të ditur Tv Nova. Jozyrtarisht ata shkurtimisht janë takuar për bisedë.

Në axhendën zyrtare nga zyrtarja e lartë shtetërore e SHBA është takimi me Katica Janeva, Fatime Fetai dhe Lençe Ristovska nga Prokuroria Speciale publik, liderët partiakë të OBRM-PDUKM, LSDM, BDI dhe PDSH-së, si dhe përfaqësues të OJQ-ve dhe gazetarë. /Telegrafi/