“Vendosja e emigratnëve që vijnë në territorin e Maqedonisë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian nuk është i mundur. Kolegu im Kurz është keqkuptuar”, ka deklaruar ministri i punëve të jashtme Nikolla Poposki, i cili ka qenë për vizitë dy ditore në Bruksel, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Reagimi i Poposkit vjen pas deklaratës së Sebastian Kurz, i cili tha se gjysëm milionë nga emigrantët duhet të vendosen në vendet ballkanike.
Sipas Poposkit, vendosja e emigrantëve në vendet ballkanike nuk është opsioni i vetëm për kontroll të emigrantëve, ndërsa ai është shprehur i gatshëm që Maqedonia të ndihmojë në çfarë do situate me emigrantët./Telegrafi/