Telegrafi

Poposki: Nga kriza dilet përmes dialogut të partive politike

Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki në një intervistë për Anadolu Agency (AA) është shprehur se integrimi evropian është prioriteti kryesor i jashtëm për shkak ngritjes së kushteve të standardit të jetesës në Republikën e Maqedonisë, sinjalit të stabilitetit, mundësisë për tërheqjen e investimeve të huaja, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai më pas ka deklaruar se procesi i integrimit evropian është faktori më i fuqishëm koheziv në Republikën e Maqedonisë i cili i bashkon të gjitha strukturat politike dhe me kthimin në kredibilitetin në një proces të tillë në masë të madhe do t’i relaksonte edhe proceset e brendshme politike të cilat janë kusht për zhvillimin e mëtejshëm dhe sigurimin e një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e vendit.

Duke folur për krizën politike në vend dhe marrëveshjen për tejkalimin e saj, e cila vitin e kaluar u nënshkrua mes partive më të mëdha në vend, Poposki thekson se verën e kaluar me këtë marrëveshje në fakt u dakordua për daljen nga kjo krizë dhe se mënyra e vetme që vendi ta tejkalojë krizën do të jetë përmes resurseve vendore, gjegjësisht përmes dialogut të partive politike./Telegrafi/