Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot dhe nesër do të marrë pjesë në forumin “Një rrip, një rrugë” që do të mbahet në Pekin të Kinës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Siç kumtoi MPJ, forumi i është përkushtuar aspekteve të realizimit të projektit kinez “Një rrip, një rrugë” orientuar drejtë lidhjes infrastrukturore të Azisë, Evropës, Lindjes së Afërt dhe Afrikës, me të cilin deri tani janë përfshirë 65 vende.
Është paraparë pjesëmarrje 28-të shefave të shteteve dhe qeverive, si dhe një numri të madh të përfaqësuesve të njohur të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.
Poposki do të mbajë fjalim në Forumin në të cilin do t’i elaborojë qëndrimet dhe prioritete e Republikës së Maqedonisë në kontekst të projektit “Një rrip një rrugë”, si dhe bashkëpunimin e mëtejmë bilateral me Republikën Popullore të Kinës./Telegrafi/