Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Nikola Poposki, nesër dhe pasnesër në Selanik do të merr pjesë në takimin ministror dedikuar bashkëpunimit ndërkufitar në kontekstin e krizës së refugjatëve dhe emigrantëve, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Në takimin i cili do të mbahet me iniciativë të shefit të diplomacisë greke Nikos Kotzias, do të marrin pjesë ministrat e punëve të jashtme të Shqipërisë dhe Bulgarisë, Ditmir Bushati dhe Daniel Mitov.
Nesër pasdite pritet të mbahet takimi i ministrave të punëve të jashtme, ndërsa të premten do të ketë takime mes ministrave ose përfaqësuesve të ministrive për punë të brendshme të katër vendeve, pas të cilit do të mbahet edhe një takim i përbashkët i ministrave të punëve të jashtme dhe të brendshme të këtyre shteteve./Telegrafi/