Site icon Telegrafi

Poposki në takim ministror në Bratisllavë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki sot dhe nesër në Bratisllavë do të marrë pjesë në takimin joformal të ministrave të punëve të jashtme të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në BE: Maqedoni, Shqipëri, Mali i Zi, Serbi dhe Turqi, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Pjesëmarrja e Poposkit në mbledhje është me ftesë të Përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Sllovake, Mirosllav Lajçak, në cilësinë e vendit kryesues me Këshillin e BE-së.

Gjatë mbledhjes, MPJ informoi se është parashikuar që ministri Poposki të realizojë edhe takime dypalëshe. /Telegrafi/

Exit mobile version