Telegrafi

Poposki në konferencën e 53-të të sigurisë së Munihut

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, do të marrë pjesë në Konferencën e 53-të të sigurisë të Munihut, që do të mbahet në Munih, Republika Federale e Gjermanisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konferenca e sivjetme do të përqendrohet në ardhmërinë e marrëdhënieve transatlantike pas zgjedhjeve presidenciale në SHBA, bashkëpunimi evropian i sigurisë dhe mbrojtja, marrëdhëniet me Rusinë, lufta në Siri, situata politike e sigurisë në Azi dhe Paqësor, si dhe sfidat nga kriza e emigrantëve dhe radikalizimi, njofton AIM.

Siç njofton MPJ, Poposki, në Munih, do të realizojë disa takime me kolegët nga vendet-anëtare dhe partnere të NATO-s. /Telegrafi/