Telegrafi

Poposki në konferencë për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Ministri për punë të jashtme i Republikës së Maqedoni, Nikola Poposki, sot në Bruksel do të merr pjesë në një konferencë për Ballkanin Perëndimor, të titulluar “Ardhmëria evropiane e Ballkanit Perëndimor“, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Siç bën të ditur Ministria për punë të jashtme, temë diskutimi në këtë Konferencë janë perspektiva evropiane në Ballkanin Perëndimor, qeverisja e mirë, kriza e emigrantëve, ndërsa do të bisedohet edhe për çështje relevante të sigurisë.

Në kuadër të konferencës, ministri Poposki do të realizojë më tepër takime bilaterale.

Konferenca organizohet nga Partia popullore evropiane, Qendra për studime evropiane „Wilfried Martens“ dhe Fondacioni “Konrad Adenauer “./Telegrafi/