Site icon Telegrafi

Poposki në Bruksel në takim me Danielsson

Ministri për punë të jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki sot në Bruksel do të ketë takime me përfaqësues të Komisionit Evropian, përfshi edhe me drejtorin e përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim pranë Komisionit Evropian, Christian Danielsson, transmeton Telegrafi Maqedoni.

MPJ njoftoi se në takimet do të bisedohet edhe për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë në kontekst të Raportit të KE, si dhe për sfidat që ndërlidhen me krizën e emigrantëve. /Telegrafi/

Exit mobile version