Site icon Telegrafi

Poposki: Në 48 orët e ardhshme, Maqedoninë mund ta godas mot më i ligë!

Hidrometeorologu Sllavço Poposki i cili e parashikoi motin e lig më 6 gusht, përsëri ai e parashikon stuhi të reja që mund ta godasin Maqedoninë në 48 orët e ardhshme, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se është e mundur që lumenjtë të dalin nga shtrati sidomos në Maqedoninë Perëndimore.

“Sistemi i fuqishëm ciklon me epiqendër mbi Adriatikun jugor dhe mbi Gadishullin Apenin edhe më tej do të vazhdojë të ndikojë në motin në Maqedoni. Në 48 orët e ardhshme pritet të ketë shumë shi ku në shumë vende do të ketë më shumë sasi të shiut.  Veçanërisht shirat e rënda do të jenë në brigjet perëndimore dhe jugore. Dukuri e mundur e bubullimës dhe erë e intensifikuar në disa vende lokale. Ekziston rreziku i përmbytjeve lokale që lumenjtë të dalin nga shtrati veçanërisht në rajonet perëndimore. Në rast të vetëtimave të mos qëndrohet nën ndonjë dru. Gjithashtu të shmangen bisedat në telefonat celularë në rast vetëtime”,  njofton Poposki. /Telegrafi/

Exit mobile version