Telegrafi

Poposki: Mënyra më e mirë të mos ndërhyjnë të huajt është formimi i shpejtë i Qeverisë

Nikolla Poposki, në një intervistë për gazetën italiane “La Verita” ka thënë se mënyra më e mirë që të huajt të ndalohen dhe të mos përzihen në punët e brendshme është formimi i shpejtë i Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Prej sot deri në fund të muajit do të ballafaqohemi me ditë të cilat janë vendimtare për vendin tonë. Jemi të gatshëm të dalim nga kjo situatë më stabil dhe më të fuqishëm. Mendoj se mënyra më e mirë që të ndalohen përzierjet e huaja, është formimi sa më i shpejtë i Qeverisë”, tha mes tjerash Poposki.

Ai foli edhe për OJQ-të, për të cilat tha se janë të mirëpritura përderisa zhvillojnë aktivitete për ndihmë të bashkësive vendore dhe jo të paguar nga qarqe të ndryshme për destabilizim të vendit./Telegrafi/