Site icon Telegrafi

Poposki mbajti fjalim para studentëve të sigurisë nga Shkupi, Beogradi dhe Zagrebi

Roli i Maqedonisë në menaxhimin e krizës migruese që e përfshiu Evropën në vitin 2015 dhe 2016, si dhe sfidat të cilat dolën dhe pasojnë nga ajo, ishin temë e fjalimit të zëvendëskryeministrit dhe ministër i MPJ-së, Nikolla Poposki para një grup studentësh nga Fakulteti për siguri në Shkup, Akademia për kriminalistikë dhe studime policore nga Beogradi dhe Fakulteti për shkenca politike nga Zagrevi në hapësirat e MPJ-së, njofton AIM, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Kishim tre sfida gjatë krizës migruese: marrëdhëniet me Greqinë, të cilën nuk dëshiruam ta lëmë anash, fushatën negative mediale gjatë kontrollit të kufirit dhe mungesën e qasjes së harmonizuar midis vendeve. Nga distanca e sotme, është e dukshme se iu qasëm në mënyrë të drejtë’, theksoi Poposki, ndër të tjera në lidhje me bashkëpunimin ndërkufitar. /Telegrafi/

Exit mobile version