Zv. kryeministri i qeverisë së Maqedonisë, Nikolla Poposki, njiherit edhe ministër i jashtëm, vlerëson se marrëveshja e Përzhinos nuk ka dështuar dhe se është dalja e vetme nga kriza politike në vend, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij ‘qëndrimi i koalicionit qeveritar është i qartë dhe ai është se patia më e madhe opozitare ka mundësi, privilegjin dhe luksin që të zgjedhë se kur do të jetë e gatshme për t’u përballur me zgjedhjet’./Telegrafi/