Kriza e zgjatur politike pa epilog, Maqedonisë dhe qytetarëve të saj do t’i kushtojë shtrenjtë, deklaroi në emisionin “10 Minuta” në Tv21 ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki.
Kriza duhet të marrë fund sa më shpejt që është e mundur, me qëllim që të kthehet besueshmëria tek investitorët, të cilët pikërisht për shkak të situatës aktuale, shikojnë me dyshim ndaj vendit, shtoi ministri.
“Më pak do të shqetësohesha për retorikën e të huajve, sepse secili prej tyre gjërat i shikon nga pikëpamja e tij. Ndërkaq në Bruksel dhe në Uashington shikojnë më gjerë, gjegjësisht e shohin pasqyrën e përgjithshme për stabilitetin e rajonit. Ajo që është më e rëndësishme, është se kriza e zgjatur politike, neve na kushton shtrenjtë, veçanërisht në planin ekonomik, në aspektin e pasigurisë për investime, si dhe në aspektin e mungesës së dialogut politik, të cilin, më vonë dikush e keqpërdor, me qëllim që ta ngadalësojnë agjendën tonë euroatlantike”, u shpreh Nikolla Poposki, Ministër i Punëve të Jashtme.