Telegrafi

Poposki: Interesi i Maqedonisë është që të dominojë drejtësia

Poposki në sesionin e Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës në Nikozi

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki mori pjesë në sesionin e 127-të të Komitetit të ministrave të Këshillit të Evropës, që u mbajt në Nikozi, me të cilin kryesoi Qiproja, kumton MPJ-ja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në fokusin e takimit dyditor ministror ishin shumë tema aktuale në kompetencë të Organizatës, me theks të veçantë ndaj sigurisë demokratike në Evropë. Në sesion, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland e prezantoi Raportin për gjendjen me demokracinë, të drejtat e njeriut dhe qeverisjen e të drejtës.

Komiteti i ministrave u përqendrua edhe në çështjet për sigurimin e efikasitetit afatgjatë të Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, njofton AIM.

“Vetëm nëse të drejtat e njeriut mbrohen për të gjithë dhe në të gjitha vendet anëtare individualisht, paqja dhe stabiliteti në Evropë do të jenë të garantuara. Leximi ndryshe i të drejtave varësisht nga ajo kujt i rrezikohen dhe kush i rrezikon është rreziku më i madh i cili kanoset në këtë rrugë. Interesi i Maqedonisë është që të dominojë drejtësia, ndërsa Këshilli i Evropës është vendi ku duhet atë ta sigurojmë”, theksoi ministri Poposki, qëndron në kumtesë. Në margjinat e ngjarjes dhe dhe sot Poposki realizoi shumë takime me kolegët e tij evropian, theksohet në kumtesën e MPJ-së. /Telegrafi/