Site icon Telegrafi

Poposki-Haindl: Dialogu politik për tejkalimin e krizës duhet të rezultojë me zgjedhje

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe ministër i jashtëm, Nikola Poposki sot pasdite ka realizuar takim me të dërguarin e posaçëm gjerman për Maqedoninë, Johannes Haindl, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bashkëbiseduesit kanë folur për perspektivat evropiane të Republikës së Maqedonisë, dialogun politik dhe për tejkalimin e krizës aktuale politike, që duhet të rezultojë me realizimin e zgjedhjeve.

Në takim është biseduar edhe për pasojat për zgjerimin e Bashkimit Evropian pas referendumit britanik për dalje nga Bashkimi./Telegrafi/

Exit mobile version