Integrimet evropiane dhe euroatlantike ishin prioritete më të larta strategjike. Në periudhën e kaluar janë bërë shumë punë, por mbeten ende shumë punë të cilat duhet të bëhen. Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot në konferencën për shtyp duke prezantuar një pjesë të rezultateve nga puna në mandatin e deritanishëm, në të cilën dëshiroi që sa më shpejt Maqedonia të bëhet pjesë e bashkësisë evropiane dhe euroatlantike.
“Maqedonia ka arritur progres në periudhën e kaluar dhe në qoftë se i krahasojmë situatat të cilat i kemi pasur në të kaluarën, mendoj se nga aspekti administrativ kemi kapacitete shumë më të mëdha, nga aspekti i hapave të cilët i kemi ndërmarrë në periudhën e kaluar. Nën rrethana shumë të vështira kemi konfirmuar se, megjithatë, jemi vend i qëndrueshëm i cili nuk i nënshtrohet shumë lehtë sfidave të cilave me siguri kanë qenë më të vështira se kurdo qoftë nga sfidat me të cilat janë ballafaquar fqinjët tanë”, tha Poposki.
Sipas tij, ka sfera të shumta në të cilat duhet të përmirësohemi dhe duhet të bëhen hapa për këtë.
Në konferencën për shtyp i përmendi edhe rezultatet e diplomacisë ekonomike, hapjen e ambasadave të reja, shkurtimin e shpenzimeve përmes shfrytëzimit të hapësirave të përbashkëta për ambasada me vende të tjera./Telegrafi/