Telegrafi

Poposki-Duncan: Britania e Madhe do të mbështet Maqedoninë në integrimet euro-atlantike

Procesi i reformave, perspektivat euro-atlantike në Maqedoni dhe gjendja e jashtme, ishin një pjesë e temave të takimit mes ministrit të jashtë të Maqedonisë, Nikolla Popovskit dhe ministrit të Britanisë për Evropër dhe Amerikë, Alan Duncan, njofton Telegrafi Maqedoni.

Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Maqedoni, ministrat kanë biseduar edhe për marrëdhëniet dypalëshe, referendumin e fundit të BE-së në Mbretërinë e Bashkuar dhe hapat e mëtejshëm të Qeverisë së Britanisë jashtë BE-së.

“Presim që pozicionimi i ardhshëm i Britanisë së Madhe të mbetet në favor të Maqedonisë dhe rajonit, veçanërisht në shkëmbimet ekonomike dhe ndihmën në integrimet euro-atlantike”, ka deklaruar Popovski në takim.

Ndryshe, sot ministri britanez Duncan ka realizuar takime me kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski dhe nën-kryetaren e LSDM-së, Radmilla Sheqerinska./Telegrafi/