Site icon Telegrafi

Poposki dhe eurodeputetët: Zgjedhjet kredibile do ta determinojnë procesin inkuadrues të Maqedonisë

Zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, realizoi takim me anëtarët e parlamentit evropian Ivo Vaigl, Eduard Kukan dhe Knut Fleckenstein, të cilët po qëndrojnë në Maqedoni për vizitë pune, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poposki në takim theksoi rëndësinë për zgjedhje të drejta dhe demokratike dhe shprehi falenderim për mbështetjen e Parlamentit Evropian për procesin euro-integrues të Maqedonisë dhe angazhimin për fillim të negociatave për anëtarësim në BE.

Anëtarët e Parlamentit Evropian rëndësinë e mbajtjes së zgjedhjeve kredibile, që do ta determinon dinamikën e mëtutjeshme të procesit inkuadrues të RM-së. /Telegrafi/

Exit mobile version