Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Poposki, sot në një konferencë për shtyp i pyetur nga gazetarët për deklaratën e ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiq, i cili tha se sillemi me Maqedoninë ashtu siç sillet ajo me Serbinë, deklaroi se Daçiq e dinte se ka ardhur në Maqedoni. Sipas Poposkit, Daçiq nuk është i vetmi i cili e viziton Maqedoninë, por ka edhe politikanë tjerë që kanë ardhur në Maqedoni dhe kanë pasur çfarë të shohin, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Lajmi i mirë është se nuk është i vetim nga Serbia i cili e di se vjen në Republikën e Maqedonisë. Unë do t’i froj të gjithë miqtë tanë nga Serbia të vijnë dhe ta vizitojnë Maqedoninë, sepse ka shumë çka të shohin”, u përgjigj Poposki para gazetarëve.
Ndërsa i pyetur nëse ka marrë sqarim nga Daçiq për deklaratën e tij, se Serbia nuk është dashur ta njohë Maqedoninë nën emrin kushtetues, Poposki tha se ministri serb i është përgjigjur “kam deklaruar ndryshe nga ajo që ka dalë në publik”./Telegrafi/