Telegrafi

Poposki: Bashkëpunimi me Turqinë do të zhvillohet në kuadër të interesave të Maqedonisë

Ministri i jashtëm Nikolla Poposki ka deklaruar se Maqedonia i mbështet institucionet turke të zgjedhura në mënyrë demokratike dhe në këtë drejtim do të bashkëpunojë me qeverinë në Ankara në drejtim të ndihmës për arritjen e qëllimeve të tyre, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I pyetur për vendimin e qeverisë për kërkesën e Turqisë për mbylljen e shkollave dhe universiteteve në Maqedoni që kanë lidhje me Fethullah Gülen, Poposki shtoi se ky bashkëpunim do të ndodhë në kuadër të legjislacionit dhe të interesave të Maqedonisë./Telegrafi/