Site icon Telegrafi

Poposki: Bashkëpunimi dhe komunikimi me Greqinë po përmirësohet

Nikolla Poposki ka folur në lidhje me diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe ka theksuar se marrëdhëniet me Greqinë nuk i përmirësojnë për të kënaqur të tjerët, por për të përmirësuar pozicionin e Maqedonisë në Evropë dhe për një jetë më të mirë të qytetarëve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kemi ardhur deri në atë pikë, sa që një grup historianësh të Maqedonisë dhe një grup historianësh të Greqisë, janë ulur dhe po diskutojnë me argumente mbi historinë e të dy vendeve. Kemi ardhur deri në një fazë ku jemi pajtuar, që ne nga ana jonë duhet të ndihmojmë studentët që kanë interesim të studiojnë në Greqi, dhe studentët grek që kanë interesim të studiojnë në Maqedoni”, ka thënë mes tjerash Poposki.

Ai gjithashtu theksoi se, hapat më serioz në bisedimet me Greqinë, janë bërë gjarë periudhës së kaluar./Telegrafi/

Exit mobile version