Telegrafi

Poposki: Askush nuk ka përmendur që Gruevski të mos jetë në listën e deputetëve

Askush nuk më ka thënë se Gruevski nuk duhet të jetë në listën për kandidatëve për deputetë, tha për emisionin 360 gradë në Tv Alsat M, Ministri i Jashtëm, Nikolla Poposki, duke komentuar deklaratën e fundit të Ambasadorit Samuel Zhbogar në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Poposki thote se diplomati evropian ka thënë se, palët në listat e kandidatëve duhet të dëshmojnë zero tolerancë ndaj korrupsionit. Ai vlerëson se secila parti mba përgjegjësinë e vet për këtë çështje, dhe gjykimin përfundimtar e japin qytetarët.

‘Unë mendoj se as kreu i Misionit diplomatik të BE-së, e as në interes të dikujt tjetër nuk është në përcaktimin e listave të kandidatëve’, ka thënë ndër të tjera Poposki, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të OBRM-PDUKM-së.

Ministri Poposki më tej shtoi se vizita e partiake e tij në SHBA, ishte me harxhimet e arkës partiake, dhe jo nga buxheti i MPJ-së. /Telegrafi/