Telegrafi

‘Popeye’ rus nokautohet përsëri – kësaj radhe me shuplakë

Këta muaj të fundit nuk kanë qenë edhe aq të mirë për ‘Popeyen’ rus shkaku i bicepsit të tij të madh.

Kirill Tereshin që njihet tashmë me emrin e personazhit të animuar ‘Popeye’, ka injektuar në krahët e tij një vaj i njohur si synthol, pësoi një humbje shokuese në MMA.

Pas vetëm tre minutash, rusi ishte detyruar ta dorëzonte takimin, pasi kundërshtari e kishte ngulfatur.

Lexo po ashtu 'Popeye' rus u detyrua të dorëzojë meçin pas vetëm tre minutash

Së fundmi, ‘Popeye’ është përfshirë edhe në garën e njohur tashmë të shuplakës, ku kundërshtari duhet të qëndrojë pa lëvizur derisa goditet.

Por, Tereshin nuk arriti t’i bënte ballë kundërshtarit të tij, duke bërë që ta dorëzonte takimin me vetëm një të rënë. /Telegrafi/

https://twitter.com/PhumiNewJack/status/1154673759376351232