Site icon Telegrafi

Popetrevski: Lobisti amerikan i OBRM-PDUKM-së është “sorosoid” (Video)

Gazetari Vasko Popetrevski në emisionin Top Tema në televizionin Telma, theksoi se OBRM-PDUKM-ja jo vetëm që është parti kontradiktore por edhe jo principele, për shkak se bën sulm të madh mbi gazetarët dhe aktivistët qytetarë duke i thirrur “sorosoid”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Popetrevski deklaroi se OBRM-PDUKM-ja paguan lobist amerikan që në mënyrë direkte e ka mbështetur Hilary Clintonin dhe kanë dhuruar para për fushatën e presidentes së tyre.

Ai tha se bëhet fjalë për lob grupin “Daschle Group” i udhëhequr nga ish senatori Tom Daschle i cili çdo muaj nga OBRM-PDUKM për promovimin e tyre merr së paku 50 mijë dollarë./Telegrafi/

Exit mobile version