Site icon Telegrafi

Pop Stefanija: PSP-ja ka vepruar në mënyrë joligjore gjatë kontrollit të shtëpisë së Grujoskit

Gjyaktësja Aleksandra Pop Stefanija ka vlerësuar se Prokuroria Speciale Publike (PSP) e ka kontrolluar në mënyrë të paligjshme shtëpinë e shefit të Drejtorisë së pestë, Goran Grujoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Grujoski është i dyshuari i parë në lëndën ”Fortesa” që ka të bëjë me shkatërrimin e pajisjeve në DSK. Sipas gjykatëses Stefanija, kontrolli është bërë në mënyrë joligjore, pasi që i dyshuari ka qenë në paraburgim.

PSP-ja ka dorëzuar ankesë për këtë vlerësim të gjyaktëses Pop Stefanija./Telegrafi/

Exit mobile version