Anne Horel, artistja multimediale franceze, ka arritur në Prishtinë dhe do të performojë në librarinë SOMA, këtë të enjte nga ora 21:00 në kuadër të Javës së Frankofonisë.
Anne Horel është e njohur për aktivitetin e saj tepër dinamk nëpër rrjete sociale si Vine, Twitter, Facebook, Instagram dhe Snapchat, kurse aktiviteti dhe senzacionet e saj virtuale e saj janë të përcjelluna nga mediat me të mëdha franceze.
Muzika e Anne lëvizë nga muzika pop në atë electronike dhe influenca e tinguj tjerë të internet kulturës.
Bashkë me Anne horel në një french pop DJ set do të lundrojë edhe Agnes Nokshiqi, artiste dhe DJ kosovare.
Ky koncert është event i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe shënon festën e parë zyrtare të Kosovës, si pjesë e Organizatës së Frankofonisë.
Anne tashmë është në Prishtinë dhe ka filluar të komunikoj mbresat e saj të para. Ndiqeni nëpër rrjete sociale @annehorel