Ponte Prizreni ka arritur fitore prej 88-78 përballë Trepçës në ndeshjen e zhvilluar në palestrën sportive, “Sezai Surroi”.
Mysafirët e nisën më mirë sfidën duke e fituar çerekun e parë me tri pikë epërsi (20:23). Mirëpo, vendasit e përmbysën rezultatin në dhjetëminutëshin e dytë (24:18) dhe shkuan në pushim me avantazh prej tri pikësh.
Fraksioni i tretë i lojës ishte i barabartë (19:19), ndërsa prizrenasit i shënuan shtatë pikë më shumë në çerekun e fundit (25:18) për ta fituar ndeshjen me dhjetë pikë epërsi.
Kjo ishte fitorja e tretë e Ponte Prizrenit që i ka regjistruar dhe dy humbje, dhe aktualisht pozicionohet në vend të dytë në tabelë me tetë pikë të arkëtuara, aq sa ka edhe lideri Golden Eagle Ylli.
Trepça i ka regjistruar tri ndeshje deri më tani dhe që të tria i ka humbje, ndërsa qëndron në fund të tabelës së Superligës së Kosovës në basketboll. /Telegrafi/