Ponte Prizreni është duke pasur sukses në shmangien e zonës së rrezikut pas fitores së arritur kundër Lipjanit (92-81).
Në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”, nikoqirët i shënuan 26 pikë, kundrejt 16 pikëve të mysafirëve, në çerekun e parë.
Skuadra e Lipjanit i ndryshoi gjërat në dhjetëminutëshin e dytë që e fitoi me nëntë pikë epërsi (19:28) duke shkuar në pushim me një pikë diferencë.
Ponte u kthye me epërsi bindëse pas pushimit në çerekun e tretë (21:13), ndërsa pasi e fitoi edhe fraksionin e fundit (26:24), triumfoi në gjithë ndeshjen.
Ekipi prizrenas tash numëron 11 fitore dhe 10 humbje, dhe qëndron përmbi Trepçën, në pozitën e pestë në tabelë.
Lipjani mbetet në zonën e ‘play-outit’ dhe deri në fund të këtij sezoni do të luftojë për mbijetesë. /Telegrafi/