Telegrafi

Ponte Prizreni fiton bindshëm ndaj Boresë

Ponte Prizreni, Borea (Foto: Facebook/KB” PONTE - Prizreni”)

Ponte Prizreni ka regjistruar fitore prej 99-70 kundër Boresë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Në sfidën e  zhvilluar në Prizren, vendasit shënuan tetë pikë më shumë se kundërshtari (19:11) në çerekun e parë të lojës.

Edhe në dhjetëminutëshin e dytë (26:17), paraqitja e nikoqirëve ishte më e mirë, ashtu që shkuan në pushim me epërsi bindëse.

Lexo po ashtu Lajmet për Superligën e Kosovës në basketboll

Loja e mirë e Pontes vazhdoi në fraksionin e tretë të lojës (31:20), teksa epërsia vetëm sa rritej.

Në çerekun e fundit, ekipi nikoqir thjesht e ruajti rezultatin (23:22) për ta siguruar fitoren në këtë takim.

Me shtatë fitore dhe nëntë humbje të regjistruara në 16 ndeshje, Ponte Prizreni është ngritur në vend të pestë në tabelë.

Borea vazhdon të qëndrojë në fund të tabelës me 13 humbje dhe vetëm tri fitore të regjistruara. /Telegrafi/