Ponte Prizreni e ka angazhuar basketbollistin amerikan, Landon Taliaferro, i cili luan në pozitat 2 dhe 3.
“Duke u afruar vazhdimit të kampionatit skuadra jonë ka gjetur zëvendësimin e lojtarit të larguar. Bëhet fjalë për amerikanin Landon Taliaferro i gjatë 193 cm, i cili luan në pozitat 2 dhe 3. Karakteristikë e këtij lojtari është efikasiteti i lartë për tri pikë”, thuhet në kumtesën e klubit.
Më tej, bëhet e ditur se Taliaferro ka qenë pjesë e ekipit Fairfield në NCAA 1, ku ka luajtur me mesatare 12 pikë me efikasitet prej 37.1 për qind për tri pikë.
Ndërsa sivjet ishte pjesë e ekipit Amicale Steinsel në Luksemburg, ku kishte mesatare prej 29 pikësh në dy ndeshje, por për shkak të pandemisë së coronavirusit liga është pezulluar në atë shtet.
Njëherësh, Ponte ka njoftuar se të mërkurën do ta prezantojë, sic e ka quajtur ‘transferin bombastik, i cili vjen me përvojë nga ABA Liga, Bundesliga, Pro A, Superliga greje dhe Eurokupa. /Telegrafi/