Telegrafi

Ponte fiton derbin e Prizrenit ndaj Bashkimit

Ponte Prizreni (Foto: KB” PONTE - Prizreni”)

Me rezultat 83-75, Ponte Prizreni ka fituar në derbin lokal kundër Bashkimit të zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi”.

Ponte që kishte epitetin e mysafirit i shënoi gjashtë pikë më shumë se kampioni në fuqi në çerekun e parë (17:23).

Vetëm një pikë më shumë e shënoi në çerekun e dytë (19:20) skuadra e promovuar këtë edicion në Superligën e Kosovës në basketboll.

Edhe çereku i tretë ishte shumë i përafërt (14:15), me vetëm një pikë diferencë ndërmjet dy ekipeve.

Lexo po ashtu Lajmet për Superligën e Kosovës në basketboll

Skuadrat luajtën baras në fraksioni ne fundit (25:25), porse Ponte e fitoi sfidën falë paraqitjeve në dhjetëminutëshat tjerë.

Me tetë fitore dhe nëntë humbje, Ponte Prizreni është ngritur në pozitën e katërt në tabelë me pikë të barabarta me Trepçën (nga 25 pikë) që gjendet një vend më poshtë.

Edhe Bashkimi ka 25 pikë, nga tetë fitore dhe nëntë humbje, ndërsa gjendet në vend të gjashtë në tabelë. /Telegrafi/