Këngëtarja labe Poni është shumë e pëlqyer për muzikën e saj në Shqipëri, posaçërisht në jug.
Ajo është mjaft aktive në muzikë me projekte të reja, si dhe angazhohet shpesh në koncerte apo mbrëmje të ndryshme muzikore.
Ndërsa rrjetet sociale janë po ashtu pjesë e përditshmërisë të këngëtares, e cila nuk heziton të ndajë me fansat imazhe të ndryshme nga dita e saj.
Së fundmi ajo ka publikuar një fotografi në Instagram Story, ku shfaq bashkëshortin e saj për herë të parë, teksa mban në krah djalin e tyre.
Poni ka qenë gjithnjë e rezervuar për jetën private, megjithatë së fundmi ka filluar që të ndryshojë paksa, duke mos e ruajtur më edhe me aq fanatizëm këtë pjesë. /Telegrafi/