Telegrafi

“Ponço” dhe pelerinë për këtë sezon

Pamja e tyre meksikane këtë vit ka fituar një veçori moderne dhe të guximshme. Në pistat e modës dominojnë tuidi dhe kashmiri. Stil glamuroz ofron edhe gërshetimi i bukur i stolisur me lëkurë të përpunuar.

Kombinohet lehtë
Ponço kombinohet më së miri me xhinset dhe me taka të larta. Këtë sezon xhinset janë pak më të shkurtra sesa zakonisht, kështu që arrihet një pamje e mrekullueshme. Gjëra më e mirë te pelerinat është se nuk duhet plotësisht ta rinovoni gardërobën e viteve të kaluara. Edhe palltot me shumë xhepa janë moderne, por nëse doni më shumë glamur, pelerinat ngelet zgjedhja më e mirë për ju.


Rilindës të trendit
Trendin e ofroi dizajneri Alehander Wang në koleksionin vjeshtë/dimër 2010/2011. Ponçoja e “Misonit” (Missoni) është në dezen të dalluar laramane, unikate dhe atraktivë. Këtë vit janë modern të gjitha nuancat ngjyrë hiri, si dhe disa nuancat e ngjyrës së kaltër dhe të gjelbër.
Pelerinën mund ta mbani edhe me rrip.