Site icon Telegrafi

Pompeo: Do të ketë tranzicion të qetë në administratën e dytë Trump

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo ka tërhequr vëmendjen pasi refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve gjatë një konference shtypi rreth një tranzicioni të pushtetit.

Joe Biden është president i zgjedhur gjersa Donald Trump, presidenti aktual amerikan, po vazhdon t’i pranojë rezultatet zgjedhore duke e kontestuar legjitimitetin e tyre, raporton BBC.

“Do të ketë një tranzicion të qetë në një administratë të dytë të Trumpit”, tha ai, kur u pyet se si po shkonte procesi, transmeton Telegrafi.

“Bota duhet të ketë çdo besim se tranzicioni i nevojshëm për t’u siguruar që departamenti i shtetit është funksional, i suksesshëm dhe i suksesshëm me presidentin i cili është në detyrë deri më 20 janar – një minutë pas mesditës – do të jetë gjithashtu i suksesshëm”, shtoi ai.

Kritikët argumentojnë se fjalët e diplomatit të lartë amerikan tingëllojnë disi ndryshe nga deklaratat që ka bërë në lidhje me zgjedhjet e vendeve të tjera – ai u ka kërkuar udhëheqësve të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve dhe t’i përkushtohen procesit demokratik.

Lexo po ashtu Biden: Sinqerisht besoj se Trumpi është në siklet për të pranuar rezultatin zgjedhor

Pompeo kishte këtë për të thënë në lidhje me zgjedhjet e Myamarit se “Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të monitorojnë nga afër procesin zgjedhor. Ne u bëjmë thirrje të gjitha autoriteteve përkatëse të sigurojnë përpilimin e votave dhe zgjidhja e ankesave të ndërmerret në një mënyrë transparente dhe të besueshme”. /Telegrafi/

Exit mobile version