Site icon Telegrafi

Pompeo: Shtetet e Bashkuara mund të ndërmarrin sulm ushtarak në Venezuelë (Video)

Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka thënë se Shtetet e Bashkuara “mund të ndërmarrin sulm ushtarak” në Venezuelë, nëse kjo është e nevojshme.

“Nëse kjo nevojitet, është pikërisht çfarë Shtetet e Bashkuara do të bëjnë”, ka thënë Pompeo.

“Do të preferonim një tranzicion paqësor të qeverisë atje, kur të largohet Maduro dhe të zhvillohen zgjedhjet e reja” ka thënë Pompeo, administrate e së cilit e mbështetë udhëheqësin opozitar Juan Guaido, përcjell Telegrafi.

“Presidenti e ka bërë të qartë në një aktivitet, se vjen një moment – se të gjithë duhet të marrim vendime, kur ai moment të vijë – presidentit i duhet ultimatum, për ta marrë këtë vendim”, përfundoi Sekretari Amerikan i Shtetit.

Deklarata e tij, vjen në kohën kur Venezuela është përfshirë nga një grusht shtet, ndërsa forcat e presidentit Nicolas Maduro po i sulmojnë dhunshëm protestuesit. Madje, duke i shtypur pamëshirshëm edhe me autoblindë. /Telegrafi/

Exit mobile version