Site icon Telegrafi

Pompeo: SHBA do të përdorë të gjitha mjetet politike dhe ekonomike që Maduro të japë llogari

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Mike Pompeo, ka thënë se vendi i tij do të përdorë që gjitha mjetet e mundshme ekonomike dhe politike që Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro të japë llogari për krizën e shkaktuar në këtë vend.

Ai poashtu ka pohuar se Rusia dhe Kuba do ta paguajnë çmimin për mbështetjen e tij, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Këto komente Pompeo i ka bërë në qytetin kufitar me Kolumbinë, Cucuta, pika e fundit e ndalesës gjatë vizitës së tij treditore në Kili, Paraguaj dhe Peru.

“SHBA-ja do të vazhdojë që të përdorë secilin mjet politik dhe ekonomik që ka në dispozicion për të ndihmuar qytetarët e Venezuelës”, ka thënë Pompeo.

“Përdorimi i sanksioneve, refuzimi i vizave dhe metoda të tjera. Ne jemi zotuar për regjim ndaj atyre që e përkrahin atë dhe do të mbahen përgjegjës për korrupsionin dhe represionin e demokracisë”.

“E shihni se shtresa politike dhe diplomatike e kanë shtrënguar rreth qafës Maduron”.

Exit mobile version