Site icon Telegrafi

Pompeo: Rusia do të vijojë të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane

Rusia do të vijojë të ndërhyjë në zgjedhjet amerikane për dekada me radhë, u shpreh sot sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, i cili premtoi se Uashingtoni do të kundërshtonte presionet e Moskës.

Ndërsa diplomacia amerikane në mënyrë të përsëritur denoncoi ndërhyrjet ruse gjatë presidencialeve 2016, me ardhjen në pushtet të Donald Trump, Mike Pompeo sqaroi se priste të njëjtat veprimtari të paligjshme ruse në 2020.

”Është e pavend të thuhet, se ata ishin një kërcënim gjatë zgjedhjeve tona të 1974 dhe ndërhynë në vitet 1980’’, deklaroi ai në një forum të organizuar nga gazeta ”The Hill”.

”Ne duhet të jemi të përgatitur se ata do të vijojnë të ndërhyjnë në 2050”, shtoi ai. /atsh/

Exit mobile version