Sekretari Shtetëror i Shteteve të Bashkuara të Amerikës e përshëndeti vendimin e Këshillit të Bashkimit Evropian për nisjen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe me Shqipërinë.
“Unë e përshëndes vendimin e Këshillit Evropian që të çelë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, shkruan Pompeo në rrjetin social në ‘Twitter’, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se SHBA-të do të mbeten partner i Maqedonisë gjatë gjithë procesit./Telegrafi/
We welcome the @EUCouncil’s decision to open accession negotiations with Albania and North Macedonia. The United States will remain your partner every step of the way.
— Secretary Pompeo (@SecPompeo) March 26, 2020