Site icon Telegrafi

Pompeo na rekomandoi që të kemi kujdes nga ndikimi i Rusisë dhe Kinës

Vazhdimi i partneritetit strategjik të SHBA-ve me Maqedoninë e Veriut, mbështetje për integrimin në NATO dhe BE, forcimin e shtetit të së drejtës, sundimin e ligjit, luftimin e korrupsionit, por edhe paralajmërimi i përpjekjeve të Rusisë dhe Kinës për të ndikuar në rajon.

Këto janë mesazhet e dërguara nga Sekretari i Shtetit amerikan Mike Pompeo pas bisedimeve të së mërkurës në Ohër me presidentin Stevo Pendarovski dhe kryeministrin Zoran Zaev.

“Jam i bindur që Maqedonia e Veriut do të jetë një vend i fortë aleat i NATO-s dhe kam besim se Senati amerikan do të ratifikoj protokollin e anëtarësimit këtë vjeshtë, ndërsa ne do ju mirëpresim zyrtarisht në Aleancë”, tha Sekretari i Shtetit të SHBA-ve.

Pompeo gjithashtu theksoi përfitimet e marrëveshjes së Prespës dhe marrëveshjes së Miqësisë me Bullgarinë.

Ai gjithashtu falënderoi për pjesëmarrjen e ushtrisë së Maqedonisë së Veriut në misione së bashku me ushtrinë amerikane, në Irak, në Afganistan dhe në luftën kundër ISIS-it./Telegrafi/

Exit mobile version